Ylli Manjani: Supozim jo pa bazë

482
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në një status në rrjetin e tij social Facebook ka treguar për supozimin e tij jo pa baza siç ai e quan duke pretenduar që PS dhe PD po planifikojnë një koalicion sëbashku. Ai është shprehur se tani do hiqet një tepsi dhe do vënë një govatë. Por ai kë plan midis dy partive politike e cilëson si më të keqin për demokracinë.
Statusi i tij i plotë
Nxitimi i PD për të rizgjedhur Bashën; 
-mostërheqja e ministrave teknikë pas humbjes;
-shtyrja në kohë e deklarimit të qeverisë së re nga Rama dhe 
-mos deklarimi i PD që është në opozitë, të çojnë në një konkluzion:
Po gatuhet koalicioni i madh PS-PD!
Justifikimi formal është i fortë: të përballojmë politikisht negociatat për anëtarësim! Janë të vështira e me shumë kosto ç’është e vërteta. Kanë rënë thuajse të gjitha qeveritë që negociuan anëtarësimin në BE. Arsyeja e vërtetë: të amnistojnë veten nga e shkuara dhe të imunizohen nga veprimtaria e SPAK, që është një institucion i fortë kundër pushtetit! Morali?! Si gjithmonë, pa moral! Do hiqet një tepsi për të vënë një govatë! Jam i sigurtë qe ekziston ky plan! Padyshim më i keqi për demokracinë! Të shohim a do mund të realizohet!
Sigal