Ylli Manjani: Sa kushton avokati i Ramës dhe kush paguan faturën?

1176
Sigal

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar për padinë që kryeministri Edi Rama ka bërë ndaj gazetarit që publikoi përgjimet në gazetën “Bild”, Peter Tiede.
Në një postim në Facebook, Manjani shprehet Edi Rama duhet të tregojë se sa ka kushtuar avokati gjerman dhe kush ja paguan faturën.
“Autorizova avokatin Mathias Prinz, të padisë Peter Tiede…” thotë Rama. Përveç emrit të avokatit, që paska mbrojtur sportistë e showman, asgjë tjetër të re nuk morëm vesh.
Pyetja që i intereson publikut është: Sa kushton avokati dhe kush paguan faturën? Këtë përgjigje duhet të japë kryeministri që paguhet nga dhe administron taksat e këtij vendi”,- shkruan Manjani.