Ylli Manjani replikon me ambasadorin Lu: Dorëzove drejtësinë shqiptare në duart e qeverisë

535
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, iu përgjigj kritikës së ambasadorit amerikan Lu në adresë të tij, duke e akuzuar drejtpërdrejt se po kontribuon në atë që e quan dorëzim të sistemit të drejtësisë shqiptare në duart e qeverisë. Madje, me një sarkazëm të hollë, ish-ministri Ylli Manjani, i kujton ambasadorit Lu, se në Amerikë ka një debat për përfshirjen tuaj në dorëzimin e drejtësisë në duart e qeverisë Rama, duke i kujtuar ambasadorit Lu, se ky debat në Amerikë është më i rëndësishëm nga debati për LBGTI-në. 

Reagimi i Manjanit:
Në vijim të mos shfokusimit, një përgjigje për Ambasadorin Amerikan që ka më shumë përparësi LGBT: Edhe unë zoti Lu, po ndjek me vëmendje debatin në Amerikë për përfshirjen Tuaj në dorëzimin e Sistemit të Drejtësisë së Shqipërisë në duart e Qeverisë!
Kjo është më e rëndësishme! Ndjesë, që nuk debatoj dot me ty në Kuvend, sepse nuk jam deputet!
Sigal