Ylli Manjani: Pa dekret kushtetues votimet e 30 qershorit janë Grusht Shteti

503
Sigal

Nga Ylli Manjani

Çmenduria moniste që rilindi mund të bëjë shumçka në këtë vend.

Mund të shkarkojë, gjykojë, dënojë politikisht Presidentin e Republikës. Qejfi politik ndoshta jua do edhe ta vrasin…

Por zgjedhje me 30 qershor NUK KA!

Ligjërisht nuk ka ende një datë që fton njerëzit të shkojnë në votime.

Dekreti i botuar në Fletoren Zyrtare nuk është arkivë, por akt detyrues.

E përsëris: Presidenti mund tja ketë futur kot, por dekreti është në fuqi i detyrueshëm për zbatim!

Ky dekret bie nga fuqia, vetëm me një dekret të ri ose me një shfuqizim nga gjykata Kushtetuese.

Dekreti nuk bie nga fuqia as me forcën e budallenjve në parlament e as me çmendurinë e arsyetimeve politike të Rilindjes.

Dekreti nuk bie nga fuqia edhe sikur “armiku” Ilir Meta të shpallet fajtor.

Ndaj që të jemi të qartë:
30 qershori, sot për sot është një ditë e zakonshme dhe pa asnjë ngjarje shtetërore.

Partitë mund të ftojnë anëtarët e tyre për të bërë votime politike pa fund, por zgjedhje për të ndarë pushtet publik jo!

Çdo veprim që kërkon të quajë votimet e Partisë Socialiste si zgjedhje shtetërore, është jo Kushtetues dhe Grusht Shteti.

Është grusht shteti, jo sepse nuk merr pjesë opozita, por sepse merret një autoritet publik (pushteti lokal) pa zgjedhje të dekretuara.

Ky është fakti, të tjerat janë llogje politike!