Ylli Manjani: Ministria e Jashtme nuk delegohet, Rama shkeli betimin kushtetues

594
Sigal

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar menjëherë pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për të mos drejtuar Ministrinë e Jashtme, duke ia deleguar Gent Cakajt.

Manjani shkruan se Rama delegoi një detyrë që nuk delegohet, e për më tepër një zyrtari që nuk plotëson dot kushtet për t’a kryer atë.

“Ky quhet shkelje e betimit kushtetues! Gjesti i marrjes së detyrës kushtetuese për të mos e kryer vetë është mashtrim”, shkruan Manjani.

Statusi i plotë:

Asnjë surprizë!
Delegoi një detyrë Kushtetuese një zyrtari që nuk plotëson dot kushtet për t’a kryer atë.

Delegoi një detyrë që nuk delegohet sepse, është betuar se do ta ushtrojë dhe jo ta delegojë!

Ky quhet shkelje e betimit kushtetues!

Gjesti i marrjes së detyrës kushtetuese për të mos e kryer vetë është mashtrim!

Ata që e bëjnë kryejnë abuzimin më të rëndë me detyrën publike.

Na flasin dhe për Kushtetutën, pa le! Na hapën barkun!