Ylli Manjani: Kushdo që vijon të refuzojë një akt kushtetues të Presidentit duhet të merret menjëherë në përgjegjësi penale.

544
Sigal

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, reagon sërish lidhur me dekretin e presidentit Ilir Meta, që anullon 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale.

Sipas Manjanit, tani që dekreti presidencial është edhe në Fletoren Zyrtare, kush e refuzon atë duhet marrë në përgjegjësi ligjore.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit:

Teknikisht, zyrtarisht dhe ligjërisht sot që flasim nuk ka një datë zgjedhjesh lokale.

Dekreti për anulimin e ditës së zgjedhjeve është botuar në Fletoren Zyrtare dhe është NË FUQI!

Pra kushdo që vijon të refuzojë një akt kushtetues të Presidentit (pavarësisht debatit i drejtë apo jo) duhet të merret menjëherë në përgjegjësi penale.

Gjyqtarët që zbutën dënimin e Dritan Dajtit dhe që u degjeneruan me forca speciale nëpër banesa, nuk kanë bërë asgjë më të rëndë sesa trupa e të zgjedhurve politikë në KQZ.

Por kjo është temë tjetër, dhe kërkon prokuroi tjetër.

Për momentin ç’dekretimi i datës së zgjedhjeve është në fuqi.

Image