Ylli Manjani: Kur u duhen për vete ikin jashtë shtetit, ndaj s’vlejnë lëvdatat e diplomatëve për reformat

348
Sigal

Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë, nuk i ka kursyer dozat e ironisë ndaj diplomatëve të huaj, që e lëvdojnë reformën në drejtësi në Shqipëri, në një kohë kur nuk e përdorin atë, ‘ashtu siç bëjnë kur sëmuren, që shkojnë jashtë shtetit”, nënvizon Manjani.

E në këtë kontekst, Manjani konsideron se deklaratat e tyre vlejnë zëro.

Në një shënim në Fb, Manjani shprehet: “Asnjë i huaj, ekspert, diplomat apo zyrtar që flet mirë për Drejtësinë e reformuar, nuk është përdorues i saj. As nuk i shkon nëpërmend të zgjidhë ndonjë mosmarrëveshje tek drejtësia që medemek po e reformojnë.

Shqiptarët që janë përdorues me detyrim i kësaj drejtësie, janë në shumicë të zhgënjyer. Pra çdo deklaratë e të huajve vlen 0.

Madje e shumëzon me 0 edhe Kryeministri që pranon se drejtësia që ka reformuar, nuk është e vërteta dhe e duhura. Të paktën jo sa drejtësia gjermane, ku do të hedhë në gjyq BILD-in…. Pra vetë i bëjnë, vetë i lavdërojnë atë që bëjnë dhe po vetë i shajnë ato që kanë bërë. Kur vjen puna për t’i për t’i përdorur për punët e veta, njësoj siç bëjnë kur sëmuren, shkojnë jashtë shteti! Seriozë apo jo!”