Ylli Manjani: Ku është Gjykata Kushtetuese? Na i premtuan brenda korrikut

467
Sigal

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka sjellë në vëmendje deklaratat e drejtuesve të qeverisë dhe ndërkombëtarëve, të cilët premtuan se brenda muajit korrik do të ishte në funksion Gjykata Kushtetuese.

“Ore, ku e kanë Gjykatën Kushtetuese këta?! Po ikën edhe korriku… Palmeri na premtoi që do ta kishim gjykatën këtë muaj”,- shkruan Manjani në një reagim në Facebook.