Ylli Manjani: Ja ç’do të ndodhë me qeverinë pas 22 korrikut!

488
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani është pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse ka dështuar koalicioni mes LSI dhe PS. Por Manjani refuzon të pranojë publikisht se koalicioni ka dështuar, pasi sipas tij, koalicioni nuk varet nga qëndrime për çështje të caktuara. “Analiza e koalicionit nuk varet nga qëndrimet që mund të kemi për çështje të caktuara. E vërteta është se ne, LSI, kemi patur nuancë tjetër, jo vetëm me PS, por me të gjithë klimën politike. Kemi qenë të parët për konsensusin”, tha Manjani. Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shpjegoi domethënien e Vetingut, një procedurë e cila ka ngatërruar jo pak opinionin publik në lidhje me reformën në drejtësi. Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani deklaron në “Opinion” se “nuk kemi patur asnjë marrëveshje të shkruar me PD” lidhur me fatin e reformës në Drejtësi. 

“Absolutisht nuk ka patur marrëveshje. Unë kam vënë re dëshirën për kontribut. Më vjen keq që propaganda politike thotë tjetër gjë. Është tejfryrë opinioni publik”. Ministri Manjani shton nuk duhen gjykuar as ambasadorët për rolin e tyre, sepse ambasadorët janë orientuar artë drejt projektit të reformës në drejtësi. “Jemi marrë me çështjen jo me ambasadorët. Çështja ishte konsensusi”. Manjani tha se do shqyrtohet e gjithë pasuria e tyre, si dhe sjellja në raport me detyrën në tre vitet e fundit. “Shqyrtimi i këtyre të dhënave do realizohet nga ky komisione të caktuara, bazë, është një komision bazik që do kryejë procesin e rivlerësimit, që do funksionojë si gjykatë, me trup gjykues, i cili përbëhet nga 12 persona, janë të gjithë shqiptar, mbi këtë strukturë do të jetë një mekanizëm apeli i cili funksionon pranë Gjykatës Kushtetuese, nuk është Gjykatë Kushtetuese, por është pjesë e saj. Për të kontrolluar sistemin do të jenë dy komisionerë publik të cilët janë syri dhe veshi i opinionit publik në gjithë këtë sistem, që janë po shqiptar”, tha ai. Manjani theksoi se e gjithë kjo kakofoni ka ardhur si pasojë e mënyrës se si do zgjidhen komisionerët në këtë strukturë edhe tek komisioni i nivelit të parë, edhe tek apeli dhe deri tek komisionerët publik, këtu ndodhi i gjithë ngërçi.
Sigal