Ylli Manjani ‘flakë për flakë’ Ambasadorit Lu: Edhe unë po ndjek zhvillimet në SHBA për ty!

784
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar pas paralajmërimit të bërë nga ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, i cili paralajmëroi disa politikanë shqiptarë, që të kenë kujdes kur flasin e shkruajnë për LGBT.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i ish-ministrit Manjani duke i kujtuar ambasadorit Lu, se nëse ai ndjek statuset e tija në FB për çështjen e LGBT në vendin tonë, edhe ai po ndjek zhvillimet e hetimit ndaj tij në SHBA, për çështjen e ndërhyrjes dhe financimit të Soros me paratë e taksapaguesve amerikanë, për të kapur Refrmën në Drejtësi në favor të Edi Ramës.
Reagimi i plotë i Ylli Manjanit
Në vijim të mos shfokusimit, një përgjigje për Ambasadorin Amerikan që ka më shumë përparsi LGBT:
Edhe unë zoti Lu, po ndjek me vemendje debatin në Amerikë për përfshirjen Tuaj në dorëzimin e Sistemit të Drejtësisë së Shqipërisë në duart e Qeverisë!
Kjo është më e rëndësishme!
Ndjesë që nuk debatoj dot me ty në Kuvend sepse nuk jam deputet!
Sigal