Ylli Manjani: Basti me 71 apo me koalicion…

451
Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani duke bërë një analizë të atyre që “ai quan baste elektorale” thekson se basti i Ramës është aty. “O ai i vetëm bëhet pronar i Shqipërisë, ose Shqipëria bëhet pronare e vetes dhe largon krye-pronarin! Mbetet vetëm që shqiptarët të mos i japin atij 71 mandatet, që i duhen për të shpallë diktaturën më të re! Të shohim, pasi të kemi votuar!”, shkruan Manjani. 

REAGIMI I PLOTË:
“Basti me 71 apo me koalicion? Të gjithë udhëheqësit, përfshi edhe krye-udhëheqësin (mrekullinë Kushtetuese të Republikës) pranuan më në fund që do kenë nevojë për koalicion!

Askush nuk beson se një njeri i vetëm do qeverisë si i do qejfi! Nëse kjo provohet në zgjedhje, pa dyshim që është mesazh i drejtpërdrejtë i shqiptarëve kundër diktaturës!

Bastet elektorale personale gjithnjë kanë qenë humbëse! Të gjitha pa përjashtim! Mjafton të kujtojmë bastet e Nanos në 2001 për shumicën që zgjidhte Presidentin dhe, basti i 2005-ës për të qeverisur vetëm pas ndarjes së të majtës.

Basti i Ramës në 2009 ishte më i drejtpëdrejti; o fitoj zgjedhjet vetëm ose iki nga politika! Bastin e humbi dhe nuk iku! Rama në fakt ka humbur cdo bast politik sa herë ka qenë përballe Ilir Metës. Te gjitha, pa përiashtim!

Rama u mësua të fitojë vetëm në kurriz të socialistëve dhe me mbështetjen deri në absurd që i ka dhënë Ilir Meta!!!

U mësua keq me fitore saqë ja hëngri syri të vinte në bast elektoral në amerikë edhe interesat e vendit, kur vuri bast kundër Trump! Edhe këtë radhë pa Ilir Metën në krah dhe e humbi!

Tani mbetet të shohim pas të hënës, por basti i Ramës është aty: o ai i vetëm bëhet pronar i Shqipërisë, ose shqipëria bëhet pronare e vetes dhe largon krye-pronarin!

Në fund të fundit këto zgjedhje, ku secili konkurroi më vete, sollën diçka pozitive: askush nuk i ka borxh askujt!

Pra aleancat janë të hapura. Por kjo llogjikë nuk mund të jetë e vlefshme me Ramën pa 71 mandate. Ramës askush nuk i ka më asnjë borxh! Askush…

Mbetet vetëm që shqiptarët të mos i japin atij 71 mandatet, që i duhen për të shpallë diktaturën më të re! Të shohim, pasi të kemi votuar!”, shkruan Manjani.
Sigal