Nga Ylli Dylgjeri
Lajm
Nuk do të ketë më protesta?!
Rama nis pastrimin e fasadës së kryeministrisë…
Sapo e lexova këtë titull lajmi u gëzova pa mase dhe sipas zakonit gazetaresk kërkova
ta verifikoj lajmin në dy burime. Menjëhere i rashë ziles së telefonit të një demokrati ne lagje time me master në prodhimin e molotoveve.
-Aloooo Demo, Dylgjeri jam. Çkemi? Si po shkojnë përgatitjet për datën 25?
-Mirë fare shefo!
-A do ketë me bomba molotov në 25, se po lexoj një lajm…
-A do ketë theeee? Me 25 jo vetëm molotov do hudhim, po ke partia na thanë se do të vijë vetë dhe Molotovi për bisedime!
– Rrofsh Demo. Po dalim në Rinas ta presim. Ciao