Ylli Dylgjeri: “Kryeministri ndalet vetëm po e rrethoi populli”

128

Gazetari Ylli Dylgjeri përmes një komenti në rrjetet sociale shkruan se kryeministri do të ndalet vetëm po e rrethoi populli. Dylgjeri sjell në vëmendje një rast nga fushata e 2005, kur një bandit me dy pistoleta në brez ishte vetëofruar për fushatë.

“Nese çedojne Titullaret, banditët mbërijnë në sofër. Me to behet kuvendi, me to behet termeti, me to behet edhe qameti. Ky nuk eshte lajm i ri dhe as i paditur per shtabet elektorale zgjedhore. Kështu kane vepruar ne fillimet e demokracive edhe në vënde të tjera në perendim.

Ne zgjedhjet e 2005, ne Sarande, një bandit që erdhi me iniciative, pa e ftuar kërkush në një nga qendrat e votimit ku konkuronte Kryeministri bëri edhe të pabëra!

Banditi me dy pistoleta ne brez, montoi dy artopalante në xhipin e Tij dhe lëvizte nëpër qytet duke therritur; Votoni Nanon se u q…nënat! Ishte skandal per mua dhe qytetaret që e dëgjuan. Sigurisht banditin u neutralizua, por nëse do e shkelte syrin Kryeministri (kandidat), banditin do e kishim Ministër edhe sot. Ndaj nuk çuditem kur Kryeministri “Ynë”, kapadai, deklaron sërisht se ashtu do të flas serisht në zgjedhje”, shkruan Dylgjeri.

Nga Ylli Dylgjeri

Kryeministri ndalet vetëm po e rrethoi populli

-Pas deklaratës së Ramës, “se sërisht do të komunikoj si në Dibër…”

A ka qënë gjithmonë ky regjim zgjedhjesh?
Kjo gjuhë? Ky komunikim gjatë fushatash?
Po! Ka qënë sipas përgjshmërise dhe nivelit kulturor
të Titullarit të Partise. Fatkeqësisht nivelet kanë qëne shpesh herë të ngjashme dhe të trashëgueshme. Drejtimi harbut, feudal, banditesk, e ka shoqeruar fushatën zgjedhore shqiptare. Zhvillimet “paqësore” janë vetëm për raportet e vëzhguesve. Flas për periudhën nga viti 2000 e këtej. E deklaroj me përgjëgjësi e pa komedi. Jam autor dhe aktor në disa fushata të së majtës në Shqipëri. Në fushatat zgjedhore dy partitë kryesore i ngjajnë njëra tjetrës në zhargon, në fjalë e në gërmë.
Ekipet zgjedhore rëndom jane skuadra intelektualesh. Mund te veçoj nje perpjekje te PD me KOP-in në vitin 2005. Me pas…Selanik e tatepjete.
Nese çedojne Titullaret, banditët mbërijnë në sofër. Me to behet kuvendi, me to behet termeti, me to behet edhe qameti.Vetem Titullaret janë ato qe ofrojne bandite dhe huligane ne korridoret e partive dhe shtabet elektorale. Ne kete pike, le te behen 100 raporte integrimi, e verteta mbetet ne audiopergjim. Ne vazhdojme te mbetemi nje ekip miks i cubave, me dhe pa kollare.
Ky nuk eshte lajm i ri dhe as i paditur per shtabet elektorale zgjedhore. Kështu kane vepruar ne fillimet e demokracive edhe në vënde të tjera në perendim.
Ne zgjedhjet e 2005, ne Sarande, një bandit që erdhi me iniciative, pa e ftuar kërkush në një nga qendrat e votimit ku konkuronte Kryeministri bëri edhe të pabëra!
Banditi me dy pistoleta ne brez, montoi dy artopalante në xhipin e Tij dhe lëvizte nëpër qytet duke therritur; Votoni Nanon se u q…nënat! Ishte skandal per mua dhe qytetaret që e dëgjuan. Sigurisht banditin u neutralizua, por nëse do e shkelte syrin Kryeministri (kandidat), banditin do e kishim Ministër edhe sot. Ndaj nuk çuditem kur Kryeministri “Ynë”, kapadai, deklaron sërisht se ashtu do të flas serisht në zgjedhje.
Dhe Kryeministrin sërisht nuk e ndalim dot, sepse Atë e e rrethojne banditët.
Kryeministri ndalet vetëm po e rrethoi populli.
Mirupafshim në Bulevard në orën 20.00