Ylli Dylgjeri i shkruan Haradinaj: Më emëro në qeverinë Tuaj, do ju sjell vetëm gaz

501
LETËR
Shumë i ndriçuari zoti Ramush.
Duke të uruar detyrën e lartë të Kryeministrit të Kosovës më jep rastin që bashkë me Urimin të shikosh mundësinë për emërimin tim si 
Zv. Ministër në Qeverinë Tuaj të nderuar. 
Kam kryer disa fakultete përndryshe punoj për PPP-i.
Të premtoj zoti Ramush se pjesëmarrja ime do Ju sjellë vetëm gaz në qeveri. Jo nga ai lotsjellës. Shembullin e këtij emërimi e dha Kryeministri Ynë i nderuar pak ditë më parë. 
3 prej Jush sot janë në drejtimin tonë, pa llogaritur zotin Baton. Ai dihet që është Ministër pa portofol, por me kuletë.
Duke e mbyllur me modesti po pres telefonatën Tuaj.
YLLI Dylgjeri
Sigal