Xhonatan Moore të martën në Tiranë, takime me krerët kryesorë të politikës

398
Sigal

Në një kohë kur në Shqipëri zien debati politik për Reformën Territoriale dhe mundësinë e një takimi Rama-Basha, zbarkon në Tiranë një prej zyrtarëve të angazhuar direkt për Shqipërinë, Drejtori për Europën Qendrore dhe Jugore në DASH, Xhonatan Moore. Zyrtari i lartë amerikan pritet të mbërrijë në Tiranë të martën pasdite dhe të mërkurën do të ketë takime me krerët kryesorë të politikës, për të konkluduar më pas në një konferencë për mediat, që sipas burimeve do të mbahet në rezidencën e Ambasadës së SHBA-ve në vendin tonë.