Xhixho: Shihni se si anëtari i PS-së dhunoi të riun e LSI-së

527
Kandidatja për deputete e Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Fierit, Erisa Xhixho ka denoncuar sot një ngjarje të paprecedentë. Sipas saj një maturant, anëtar i LSI-së është dhunuar nga një anëtar i Partisë Socialiste.
Me anë të një statusi në profilin e saj në “Facebook”, Xhixho pohon se personi që ka dhunuar të riun është me precedent penal.
“I bëj thirrje përfaqësuesve të PS-së dhe zonjës Antoneta Dhima që drejton fushatën aty që të distancohen dhe të dënojnë aktin e dhunës”, citohet në mesazhin e Xhixhos.
Statusi i plotë i Erisa Xhixhos:
Kjo nuk eshte Shqiperia qe duam. Ky eshte Orgest Grembi, maturant i cili ka vendosur te votoje LSI, per nje drejtim te ri per Shqiperine. Por sot ai eshte dhunuar dhe goditur pikerisht nga nje anetar i Partise Socialiste, me precedent penal, pikerisht sepse ka pohuar se eshte nje votues i LSI-se. Kjo eshte nje ngjarje e rende dhe shprehje e panikut qe Rilindja ka, per shkak te rritjes se LSI dhe mbeshtetjes shume te madhe qe LSI sot gezon nga te rinjte shqiptar. I bej thirrje perfaqesuesve te PS-se dhe zonjes Antoneta Dhima qe drejton fushaten aty qe te distancohen dhe te denojne aktin e dhunes. LSI nuk ndalet dhe nuk stepet nga asgje dhe askush. Jemi force e pare. Jemi gati per nje drejtim te ri.
Sigal