Xhixho: Gra dhe vajza votoni! Bëhen pjesë e kësaj dite historike të përfaqësimit tonë

381
Erisa Xhixho, Kryetare e Këshillit Kombëtar Drejtues të Lëvizjes Socialiste për Integrim, nëpërmjet një deklarate për mediat u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve veccanërisht grave që ende nuk kanë votuar që të shkojnë e të vendosin sot për për qeverisjes e ardhshme lokale.
Xhixho tha se këto zgjedhje kanë një rëndësi të veçantë mbi të gjitha për gratë, pasi sot me votë na jepet mundësia të mbështesim përfaqësimin e grave në vendimmarrjen lokale.
Më tej, ajo tha se me votën tonë na jepet mundësia të mbështesim përfaqësimin e grave në vendimmarrjen lokale teksa ka shtuar se pjesmarrja masive dhe vota e gjithsecilit do të garantojë më shumë shërbim dhe punësim nesër.
erisa xhixho
“Këto zgjedhje kanë një rëndësi të veçantë mbi të gjitha për gratë, pasi sot me votën tonë na jepet mundësia të mbështesim përfaqësimin e grave në vendimmarrjen lokale.
Qetësia me të cilën po ecën procesi, padyshim është edhe falë kontributit të grave dhe vajzave në këto zgjedhje të cilat do të përfaqësohen me 50% në këshillat bashkiak.
Pjesëmarrja jonë masive dhe vota jonë do të garantojë më shumë shërbim dhe punësim nesër, prandaj duhet të votojmë masivisht për të pasur mundësinë për të kërkuar më shumë llogari nga të zgjedhurit tanë nesër.
Ndaj ftoj të gjitha gratë dhe vajzat të cilat për arsye të ndryshme nuk kanë pasur mundësi të votojnë, t’i drejtohen kutive të votimit dhe të bëhen pjesë e kësaj dite historike të përfaqësimit tonë. Kanë ngelur më pak se 3 orë nga mbyllja zyrtare e procesit të votimit, ndaj ju ftoj që të vendosim sot për qeverisjes e ardhshme lokale.
Votoni! Votoni! Votoni!”, – tha Xhixho 
Sigal