Xhemal Gjunkshi: Lala dhe ministrja Xhaçka bëjnë ligjin në Dibër

608
Sigal

Ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Xhemal Gjunkshi tha dje, se qeveria ka treguar se di të bëjë vetëm fasada. Në 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Gjunkshi tha se nuk u ftuan shumë persona, të cilët kanë dhënë kontribut të lartë në arritjen e këtij momenti. Duke folur për vettingun në forcat e Armatosura, Gjunkshi u shpreh se opozita e ka kërkuar me kohë që vettingu të fillojë tek politikanët, pastaj të kalojë në hallkat e tjera. Niveli i korrupsionit në Shqipëri është mjaft i lartë. Jemi vendi i parë në Evropë për prezencën e korrupsionit”. Gjunkshi hodhi deklarata të forta në lidhje me situatën në Dibër për shkak se, sipas tij, Dibrën e drejton vetëm një person: Është një person që bën ligjin në Dibër, quhet Ymer Lala dhe drejton gjithçka, është një ministre e Mbrojtjes Olta Xhaçka që rri me orë të tëra me të në hotel dhe i thërrisnin drejtorët një nga një lart. Nuk ka Parti Socialiste, më vjen keq. Edhe socialistët e ndershëm të Dibrës e dinë shumë mirë. Sot në Dibër nuk drejton Edi Rama, atje ligjin e bën Ymer Lala, kontrollon policinë, gjykatën, prokurorinë, askush nuk e pyet Ramën në Dibër. Pyeteni Ministrin e Brendshëm, pse ky vend kur është kaq i sigurt e ka shtuar numrin e trup rojeve pas vetës. Sepse ky shtet nuk ka siguri. Ky shtet ka rënë. Ky Parlament është ilegjitim, nuk ekziston, është fasadë. Kemi raportet e DASH, i cili ka denoncuar shefen se si bëhen punësimet në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, dhe kush ishte? Ishte Vali Bizhga Shefe e Kabinetit të Kryeministrit, e cila ka ndikuar drejtpërdrejt për të punësuar persona në Drejtorinë e Burgjeve. Është deputeti Ulsi Manja, i cili ka telefonuar dhe jep garanci se ky qytetar vlen, për ta marrë dhe punësuar në administratën e shtetit. Punësimet në administratën e Shtetit janë të politizuara.