Sigal

Xhelal Mziu-Veliajt: Kamza, histori suksesi, Tirana hedh në rrugë 400 familje

Xhelal Mziu- Veliajt: Me Kamzën merrem unë, puno për Tiranën, ktheju përgjigje 400 familjeve që po u prish shtëpitë

Xhelal Mziu-Veliajt: Kamza, kantier ndërtimi pa mbështetjen e qeverisë, ti me ndihmën e Ramës mbetesh mister betoni

Xhelal Mziu-Veliajt: Banorët e Kamzës qytetarë të mrekullueshëm, ti të Tiranës i quan shpellarë

Reagimi i kryetari të bashkisë Kamëz Xhelal Mziu ndaj Erion Veliajt, kryetar i Bashkisë Tiranë:

Lali Eri, njeriu karton i krijuar si kryebashkiak nga propaganda, nga mediat që kanë nën kontroll përmes blerjes dhe presionit, njeriu që njihet për gjuhën e shthurur, i njohur si mister betoni, guxoi të përmendte sërish Kamzën, një prej bashkive, e cila ka njohur zhvillimin më të vrullshëm në këto 28 vite duke qenë edhe një bashki e re dhe veçanërisht ky zhvillim ka marrë hov pas vitit 2007. I gjendur ngushtë, pas skandaleve të nxjerra nga goja, pasi paturpësisht ofendoi zgjedhësit e Bashkisë së Tiranës duke i quajtur shpellarë, sot kjo vemje rreket të shpërqendrojë vëmendjen, duke mos marrë përgjegjësitë që i takojnë ndaj 400 familjeve që kërkon t’u shembë shtëpitë dhe t’i hedhë në rrugë të madhe dhe një i dështuar si ai, një llazore e vërtetë, merr në gojë bashkitë e tjera, bën analizën e kolegëve. Erion Veliaj vijon gjuhën e tij raciste dhe diskriminuese ndaj qytetarëve dhe Bashkisë së Kamzës. Kjo gjuhë bastarde që përdor kryetari i Bashkisë së Tiranës ka në nëntekst largimin e vëmendjes nga hallet e tij që e kanë zënë.
I kujtojmë Erion Veliajt se ndryshe nga ai që pret shirita në projektet e paraardhësit të tij Lulzim Basha, Bashkia Kamëz është kthyer në një kantier ndërtimi duke përmirësuar rrënjësisht infrastrukturën në tërësi dhe mjedisin me buxhetin e saj, pa asnjë ndihmë nga qeveria e “Rilindjes”.
Lali Eri është një gënjeshtar e mashtrues, pasi teksa po e mbyll një mandat, ai do të mbahet mend vetëm për lyerjen e kopshteve, me mbjellje pemësh 6 muaj, çdo vit, po ngushton rrugët e Tiranës për korsi biçikletash, kur asnjë biçikletë nuk shihet në kryeqytet.
I kujtojmë Lali Erit se pavarësisht vetos qeveritare, Kamza çdo ditë njeh ndryshim rrënjësor falë investimeve të Bashkisë, investime të kryera 100% me fondet e saj, pasi qeveria e shefit të tij Rama nuk ka financuar asnjë prej 150 projekteve që nga viti 2013, të cila flenë në sirtarët e ministrive.
I kujtojmë Lali Erit se Kamza është qyteti me progresin më të madh në infrastrukturën rrugore, të ujësjellës-kanalizimeve, në infrastrukturën arsimore, ka Pallatin e Kulturës me të madhin në vend ku organizohen mjaft aktivitete kulturore madje edhe nga banorët dhe institucionet e Tiranës! Lali Eri, Ministria juaj e Financave e ka shpallur Bashkinë Kamëz me performancën më të mirë financiare në 61 bashkitë në vend sa i përket mirëmenaxhimit.
Falë qindra projekteve në infrastrukturë, Kamza ka çliruar edhe trafikun e Tiranës me rrugët dhe urat e ndërtuara në Paskuqan. Kamza është qytet i pastër, por ai e sheh me syze nga Tirana, sepse nuk ka kaluar ndonjëherë. Kamza është qyteti me rritjen më të madhe të bizneseve dhe të punësuarve në sektorin privat, për shkak të politikës lehtësuese fiskale që vazhdon të përdorë Bashkia ende sot. Me qindra kompani kanë ikur nga Tirana për shkak të taksave e tarifave dy herë më shumë se në Bashkinë Kamëz dhe po zhvillojnë aktivitetin e tyre në qytetin tonë.
I kujtojmë Veliajt që të mos merret me banorët e Kamzës, të mos ecë nën gjurmët e padronit të tij Edi Rama, duke nxitur një konflikt që asnjë në këto 25 vite nuk e ka bërë, pra që të dy janë antiveriorë.