Xhelal Mziu: Sot në Kamëz, miting madhështor i PD

577
Sigal

Sot në Kamëz – Opozita e Bashkuar organizon miting madhështor

Sot në orën 16 kryetari i PD-së Lulzim Basha do të ndodhet në takim me qytetarë dhe banorë të bashkisë së Kamzës në një miting madhështor. Siç dihet, Bashkia e Kamzës është një nga kështjellat e Partisë Demokratike e cila i ka dhënë në çdo zgjedhje bashkiake dhe parlamentare votat Partisë Demokratike. Merita kryesore i takon edhe kryebashkiakut Xhelal Mziu, i cili është dalluar në drejtimin e bashkisë së Kamzës, duke përmbushur të gjitha premtimet elektorale. Sot, Opozita e Bashkuar dhe kryetari i PD-së Lulzim Basha, së bashku me kryetarin e PD-së dhe kryebashkiakun e Kamzës Xhellal Mziu do të ftojnë qytetarët dhe banorët e Kamzës që nesër të marrin pjesë masivisht në protestën e madhe kombëtare të Opozitës së Bashkuar.