Xhelal Mziu: Qeveria ende s’i ka kaluar Kamzës kompetencat për pyjet dhe rrugët rurale

352
Sigal

Kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu dje denoncoi qeverinë, se Bashkia Kamëz prej vitit 2013, kur Rilindja erdhi në pushtet, nuk është përfituese e asnjë projekti zhvillues për qytetin e Kamzës nga qeveria. Edhe pse në mënyrë konsistente kryebashkiaku Xhelal Mziu ka paraqitur në institucionet qendrore projektet zhvilluese, përsëri indiferenca ka qenë absolute nga ana e qeverisjes qendrore. Kryetari i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu thotë se: “Janë mbi 140 projekte që flenë në sirtarët e ministrive përkatëse. Ky është një diskriminim që i bëhet qytetarëve të Kamzës, nëpërmjet diskriminimit që i bëhet institucionit, Bashkisë Kamëz. Në vitin 2015, me miratimin e reformës administrativo-territoriale, ku bashkisë Kamëz, iu bashkëngjit ish – Komuna Paskuqan, ku një ndër pikat e reformës ishte dhe kalimi i 7- kompetencave, të cilat duhej të delegoheshin nga qeverisja qendrore drejt Njësive të Qeverisjes Lokale, të cilat ende nuk kanë kaluar.