Xhelal Mziu: PD e Kamzës dhe Pakuqanit padisin për shpërdorim detyre komisionerët e PS-së për votimet e 30 qershorit

108

PD-ja e degës Kamzë dhe Paskuqan kanë paditur në Prokurori komisionerët e PS, për veprën penale te “shpërdorimit te detyrës”. Kryetari i PD-së për bashkinë e Kamzës Xhelal Mziu bën të ditur se ndaj subjekteve te mësipërme pala paditëse ka paraqitur një sërë faktesh të grumbulluara për kallëzimin e bërë për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve dhe rezultateve zgjedhore”.

PD Kamzë dhe Paskuqan shprehin “besimin e plotë për veprimin në kohë dhe me profesionalizëm të Prokurorisë, me paanshmëri dhe korrektësi në hetimin e plotë të kësaj çështjeje për zbardhjen e të gjitha veprimeve dhe mosveprimeve, të cilat kanë sjellë si rezultat mbajtjen e një procesi votimesh monopartiake me qëllimin e vetëm te dokumentit të një rezultati “Farsë”.

Xhelal Mziu thotë se PD-ja Kamzë dhe Paskuqan deklaron se nga 99700 votues kanë marrë pjesë në këto votime vetëm 6% e zgjedhësve, ndërsa rezultati i falsifikuar i nxjerrë nga KQZ-ja është mbi 10%. Prandaj duke deklaruar se në kutitë e votimit ka më shumë fleta votimi se votues, i gjithë procesi është i manipuluar dhe për rrjedhojë rezultati në Bashkinë Kamëz mbetet “Nul”.

Në Lezhë, PD padit komisionerët dhe numëruesit

PD-ja ka hedhur në gjyq komisionerët dhe numëruesit e zgjedhje të 30 qershorit në Lezhë. Padia e PD është ngritur në prokurorinë e Lezhës. Kallëzimi është ngritur për veprat penale të ‘Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim, “Falsifikim i dokumenteve dhe rezultateve të zgjedhjeve”,”Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”,”Shkelja e fshehtësisë së votimit”,”Dhënia e shpërblimeve dhe premtimeve”,”Kanosja e zgjedhësit”,”Votimi m shumë se një herë ose pa u identifikuar”,”Dhënia e shpërblimeve dhe premtimeve”,”Dhënia e shpërblimeve dhe premtimeve”,”Kanosja e zgjedhësit”. PD në padi kërkoi kryerjen e një hetimi të gjithanshëm, sipas tyre, mbi veprimet e rënda të kryera për mbarëvajtjen e procesit të votimit të paligjshëm në kundërshtim me dekretin e Presidentit, si edhe veprimeve me qëllim manipulimin e rezultatit të votimeve. PD-ja e Lezhës shprehu bindjen se rezultatet e publikuara gjatë procesit janë të manipuluara dhe të pavërteta.