Xhelal Mziu: Nuk e liroj zyrën, do shihni sa vota do marr në 13 tetor

454
Sigal

Sot në orën 11:00, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me të gjithë krerët e bashkive që momentalisht drejtohen nga PD.

Pas takimit, nga selia blu ka folur kryetari aktual i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu. Ai tha se nuk e liron zyrën e tij dhe se do shihet në 13 tetor se sa vota do marrë ai në të vërtetë.

“Zgjedhjet e 30 qershorit janë të paligjshme. Unë nuk e lë zyrën për këto zgjedhje, është personale. Në 13 tetor do e shohim se sa vota do marr”, ka thënë Mziu.