Xhelal Mziu i përgjigjet Kryeministrit: Kamza kantier ndërtimi, ja pse Rama shpif, shpif, shpif për rrugët

797
Sigal

Rruga për të cilën Rama u ankua live, është rrugë nacionale gjendet në inventarin e

ARRSH-së dhe se financimi për përmirësimin e gjendjes së saj është në dorë të qeverisë,

pra vetë atij. Pra, kryeministri shpif, shpif, shpif…

Reagim i kryetarit te Bashkisë Kamëz Xhelal Mziu sot pasdite Edi Rama, i shoqëruar nga deputetja që ka mbrojtur doktoraturën me plagjiaturë dhe

që në takimin paraardhës nuk dinte ku ishte në takim dhe nga Kamza u drejtohej banorëve të

Vorës, duket se të njëjtën sëmundje i infektoi edhe shefit të saj.

Kryeministri në ikje, Edi Rama, sot ankohej “live” për gjendjen e rrugës në të cilën kishte kaluar,

por harroi se ai aks rruge është rrugë nacionale dhe është në inventarin e ARRSH-së dhe se

financimi për përmirësimin e gjendjes së saj është në dorë të qeverisë, pra vetë atij. Pra, Rama

shpif, shpif, shpif…

Duam t’i kujtojmë Kryeministrit që Bashkia e Kamzës prej vitit 2007 ka investuar në qindra e

qindra kilometra rrugë në territorin e saj, duke përmirësuar rrënjësisht gjendjen e infrastrukturës

rrugore. Të gjitha këto investime janë kryer me fondet e saj, duke u ndeshur me veton qeveritare

e cila prej vitit 2013 ka zero financim të projekteve të Bashkisë. Janë mbi 150 projekte që flenë

në sirtarët e qeverisë, mes tyre edhe rrugë për të cilat Rama as ka marrë mundimin të kthejë

përgjigje dhe jo më t’i financojë.

I kujtojmë Ramës se as për rrugën nacionale të cilën u ankua, e vetmja që lidh Kamzën dhe

Veriun e Shqipërisë, nuk e ka financuar ARRSH-ja, madje as në pjesën që kalon përmes

Bashkisë së Tiranës nga Kthesa e Kamzës deri te Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe që kalon

përmes territorit të Bashkisë së Veliajt. Të jetë ky vallë një diskriminim krahinor?!

I kujtojmë Kryeministrit mashtrues që Bashkia e Kamzës është bashki rekord për sa u përket

investimeve, sidomos në rrugë, ku 60% e buxhetit të saj shkon çdo vit për investime, si në asnjë

bashki tjetër. Duke parë indiferencën dhe diskriminimin e Kryeministrit mashtrues dhe të

qeverisë së tij, Bashkia e Kamzës ka financuar edhe ndërtimin e rrugëve rajonale, siç është ajo që

kalon në Paskuqan, 7 km e gjatë. Bashkia e Kamzës ka shfrytëzuar çdo burim të ardhurash për të

financuar projektet e investimeve publike e megjithatë për shkak të mirëmenaxhimit të të

ardhurave ajo është shpallur bashkia e parë për sa i përket këtij menaxhimi.

Rama vetëm shpif, shpif, shpif, sikurse ka bërë deri më tani në Kamëz, me legalizimet falas apo

çdo premtim tjetër të dhënë