Xhaferi: Përgjimet, shantazh dhe kërcënim nga qarqet anti-shqiptare

436
Zv.Kryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi, ka folur për audio-incizimet e fundit që u publikuan në rrjetet sociale, poashtu edhe për dorëheqjen e mundshme të tij nga posti që mban ne qeveri. Në një interviste për Zhurnal, Xhaferi ka përgënjeshtruar zërat se ai do të largohet nga posti i zv.Kryeministrit. “Nuk është e vërtetë, ato janë spekulime mediatike. Unë mbetem në postin e zv.Kryeministrit, ndërsa lajmet e fundit janë spekulime të cilët ju kontribojnë qarqeve të caktuara”, ka deklaruar Xhaferi për Zhurnal. Ai ka folur edhe për audio-incizimet që, sipas tij, janë shantazhe dhe kërcënime nga qarqe të caktuara antishqiptare. “Audio-incizimet janë të pavërteta dhe janë të inskenuara nga njerëz të cilët shantazhojnë funksionarët e BDI-së”, ka shtuar ai. Pak më parë ishte deputetja Ermira Mehmeti, e cila u shpreh se: “Telefonata është montazh”.
Sigal