Xhafaj te “Siguria”: Buxheti është rritur. Salianji: Ngaqë shteti është në funksion të drogës

802
Komisioni Parlamentar i Sigurisë është mbledhur paraditen e sotme për të diskutuar buxhetin e Ministrisë së Brendshme për vitin 2018. Në fjalën e tij para deputetëve, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj tha se buxheti i këtij viti ka një rritje me 8.4% krahasuar me vitin 2017. Ai tha se investimet do të fokusohen për policinë rritje e buxhetit me 103%, garda dyfishim, DPCB dyfish buxhet.
“Shumë shpejt ata do ta bëjnë publike këtë mbështetje ndaj nesh. Buxhet në luftën ndaj drogës: Pajisje sekrete që nuk i përmend dot. Pajisje për policinë kriminale e shkencore. Do të shtojmë serverat. Do të blejmë motorë lundrues për drejtoritë kufitare bregdetare”, tha ministri Xhafaj.
“Shumë shpejt ata do ta bëjnë publike këtë mbështetje ndaj nesh. Buxhet në luftën ndaj drogës: Pajisje sekrete që nuk i përmend dot. Pajisje për policinë kriminale e shkencore. Do të shtojmë serverat. Do të blejmë motorë lundrues për drejtoritë kufitare bregdetare”, deklaroi ai.
Por nuk ka munguar reagimi i deputetit demorakt Ervin Salianji i cili tha shtroi pyetjen nëse kjo rritje e buxhetit erdhi si rezultat i “shërbimeve që ka bërë shteti në funksion të drogës”.

Pjerin Ndreu: Përgëzoj rezultatet e ministrisë në drejtimin e e Xhafajt me operacione pikante në luftën kundër drogës dhe krimit. Na jep shpresë për seriozitet në rritje në luftën kundër krimit.
Fatmir Xhafaj: 63 mln lekë do të përdoren për blerje. 80% e këtij fondi për pajisje përgjimi. 20% për zyra

Ervin Salianji: A ju rrit buxheti ngaqë gjendja është shumë e rëndë, krim, kanabis, drogë dhe shteti në funksion të drogës? A ka rritje pagash për policët? Vetëm Saimir Tahiri fitonte 5 mln euro në muaj. SHCBA nuk ka cuar përpara ligjit asnjë drejtues të lartë në burg si i implikuar në trafikun e droges.
Sigal