Xhafaj paralajmëron gjyqtarë e prokurorë: Presim shumë shpejt rezultatet e Vetingut

513
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka folur sot për luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri dhe në rajon në një konferencë të posaçme në Tiranë.
Ai ka paralajmëruar gjyqtarë dhe prokurorë se reformimi i drejtësisë ka marrë udhë dhe se Vetingu pritet të japë rezultatet e para, duke e konsidreruar reformën vetë një nga hallkat në luftën kundër krimit të organizuar. 
“Nga Vetingu në radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve presim shumë shpejt të shohim rezultatet e këtij procesi, – tha ministri. – Gjithsesi, sado nisma të ndërmarrim, ato do të jenë larg rezultatet pa një bashkëpunim të frytshëm në rajon. Ne kemi propozuar edhe nisma të tjera bashkëpunimi ndërkombëtar.
Në fund të tetorit në Trieste patëm mundësinë të ndamin idenë për një inisiativë të re, krijimin e një qëndre rajonale bashkëpunimi policor. Suksesi kundër krimit të organizuar varet nga ne, sa do të jemi në gjendje sa do të hetojmë e veprojmë.. Lufta kundër krimit të organizuar transnacional me përpjekjet e përbashkëta do të ndihmojë në forcimin e konomive tona dhe besim të qytetarëve tanë.”
Sigal