Xhafaj kërcënon nga Elbasani, i njohim grupet ktiminale do t'i...

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj deklaron se në Elbasan janë dy tre grupe kriminale që njihen shumë mirë dhe po punohen për t'i dokumentuar në mënyrë që shumë shpejt të vihen para ligjit.

"Do ua nxijmë jetën" tha Xhafaj duke io referuar jo vetëm këtyre dy grupeve kriminale të identifikuara në Elbasan por dhe grupeve të tjera kriminale që veprojnë në Shqipëri dhe që janë identifikuar dhe do të shkatërrohen në kuadër të operacionit të koduar "Forca e Ligjit"

Në Forumin e Sigurisë Publike që mbahet paraditen e sotme në pallatin e sportit në Elbasan, Xhafaj foli për operacionin "Forca e Ligjit". Sipas tij Brenda pak muajve kemi arritur të skedojmë të gjithë grupet kriminale që veprojnë në territorin e Shqipërisë apo ushtrojnë veprimtari jashtë vendit. Jo vetëm i kemi evidentuar por në bashkëpunim dhe në drejtimin e prokurorive të rretheve dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda kemi mundur të godasim një pjesë të rëndësishme

Janë 3-4 muaj dhe kemi goditur 7 grupe kriminale me 100 persona të arrestuar , drejtues apo anëtarë të grupeve kriminale. Besojmë fort dhe jemi shumë të përkushtur policia e shtetit për ti ndëshkuar dhe vendosur përpara ligjit. Kemi këtu dy tre grupe kriminale që i njohim shumë mirë po punojmë për to për ti dokumentuar në mënyrë që shumë shpejt mund ti vëmë para përgjegjësisë penale, tha pasardhësi i Saimir Tahirit në postin e Ministrit të Brendshëm.