Xhafaj: Gjermania, mbështetje për Shqipërinë

610
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj po zhvillon një vizitë në Gjermani, ku ka zhvilluar një takim me ministrin e Brendshëm, të Landit të Bavarisë, Joachim Herrmann, takim të cilin Xhafaj e konsideron konstruktiv. “Një pritje shumë e përzemërt dhe miqësore në Mynih nga Ministri i Brendshëm i Landit të Bavarisë, Joachim Herrmann. Një takim pune shumë konstruktiv me të, ekipin e Ministrisë dhe Policisë bavareze për çështjet e rendit dhe sigurisë, marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin rajonal”, tha Xhafaj. Ai shtoi se kishte marrë edhe vlerësime nga ministri i Brendshëm i Bavarisë. “Vlerësime shumë inkurajuese nga ministri bavarez për reformat e qeverisë në fushën e drejtësisë e sigurisë. Vlerësime pozitive dhe mbështetje për punën e arritjet në luftën ndaj krimit të organizuar, Forcën e Ligjit, menaxhimin e kufirit, parandalimin e azilkërkimit, vetingun në polici”, u shpreh Xhafaj në rrjetet sociale.
Sigal