Xhaçka njoftoi se do blihen radarë të rinj, Luan Rama: Na trego se pse nuk punuan për 3 vite?

516
Në qendër të akuzave dhe denoncimeve të zëvendëskryetarit të LSI-së Luan Rama prej kohësh kanë qenë mosfunksonimii radarëve.
Në një reagim në faqen e tij të ‘Facebook’, Rama shtroi pyetjen e tij se pse ministrja e Mbrojtjes nuk tregon faktin që për tri vite radarë ekzistues nuk punonin.
Dy ditë më parë ministrja Olta Xhaçka njoftoi se do të blihen radarë të rinj.
MESAZHI I LUAN RAMËS
Zonja Ministre e Mbrojtjes paska thënë se Ministria e Mbrojtjes do të blejë radarë të rinj!
Po përse nuk kanë qenë në punë prej më shumë se tre vitesh radarët ekzistues, kur do të na e thotë?!
Po përse sistemi i radarëve është venë në shërbim të grupeve kriminale të trafikantëve të drogës, kur do të na e thotë?!
Po përse janë cënuar standardet e sigurisë kombëtare në kontrollin e hapësirës detare të Republikës së Shqipërisë kur do të na e thotë?!
Sigal