Xhaçka mbron Meçollarin: Akuzat për spiun, hakmarrje e Berishës

301
Përfshirja e Artur Meçollarit në grupin e negociatorëve për marëveshjen e detit ka vijuar të debatohet në Komisionin e Sigurisë ku ishte thirur për të raportuar ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka. 
Deputetë të opozitës hodhën akuza deri te ekzistenca e përgjimeve për bashkëpunim me rusët, që u hodhën poshtë nga ministrja e cila tha se çdo akuzë është hakmarrjen e ish kryeministrit Sali Berisha për çështjen e Bisht Pallës
Tirane- Është apo nuk është Artur Meçollari i denjë për të qënë pjesë e grupit negociator për detin? Debatet dhe akuzat kanë shoqëruar këtë argument gjatë seancës së marrjes në pyetje të Ministres së Mbrojtjes Olta Xhacka e cila jo vetëm që ka mohuar akuzat që e etiketojnë atë si spiun por është kundërpërgjigjur duke thënë se kjo është një hakmarrje e ish-kryeministrit Berisha. 
Ministrja e Mbrojtjes zbuloi dhe arsyen e hakmarrjes që nuk ishte thënë më parë nga mazhoranca

Olta Xhaçka: Nuk pranoi të firmoste për heqjen e disa bazave detare nga plani i përhapjes, nuk pranoi t’ua jepte miqve të doktorit kryeministër dhe familjarëve të vet. 

Flamur Noka: Rendojne akuza se gjate ushtrimit te detyres ka dhënë informacion palëve të treta. Ka mbajtur kontakte me oficerë të lartë të shërbimeve jo partnere në mënyrëtë paautorizuar.
Ministrja e Mbrojtjes vuri në dispozicion të medias listën e personave që nuk kanë pranuar te nxjerrin Bisht Pallen nga plani i përhapjes së forcave të armatosura. Lista e vitit 2012 përmban 16 emra dhe i pari ndër ta është Artur Mecollari.
Akuza me e fortë ka qënë ajo e deputetit Salianji i cili tha se Meçollari është përgjuar nga Prokuroria si bashkëpunëtor i rusëve deri te akuza e deputetëve të tjerë për vjedhje

Ervin Salianji: Në autorizimin që prokuroria ka dhënë për përgjim dhe në dosjen që ndodhet tek Shërbimi i Ushtrisë keni informacion që zotëria në fjalë ka pasur kontakte të vazhdueshme dhe është në përgjim me atasheun ushtarak rus dhe a është e lejueshme kjo për një ushtarak të shërbimit shqiptar? 
Olta Xhaçka: Gjykatës nuk i është dhënë asnjëherë asnjë provë për Artur Meçollarin se prova nuk ka, nuk ekzistojnë. 
Opozita lajmëroi se do të kërkojë ngritjen e një komisioni hetimor për rastin Meçollarit. Opozita ka kundërshtuar faktin e përfshirjes në grupin e negociatorëve për marrëveshjen e detit me shtetin grek, për të cilën Presidenti i Republikës ende nuk ka lëshuar autorizimin për plotfuqishmërinë.