Xhaçka: Edhe Halim Kosova e kuptoi se Basha dështoi me rrugët

453
TIRANE – Mazhoranca duket se e ka zbërthyer fjalë për fjalë bashkëbisedimin e kandidatit demokrat për bashkinë e Tiranës me banorët e Pezës. Deputetja socialiste Olta Xhaçka, duke reaguar në lidhje me deklaratën se e Kosovës se problemi i Tiranës janë rrugët, u shpreh se kandidati i se djathtes e ka të pamundur që gjatë bashkëbisedimit me qytetarët të mos pranojë se shefi i tij ka dështuar.
“Është për t’u përshëndetur fakti që edhe kandidati i vetëm që pranoi të kandidojë në vend të Lulit në Tiranë ka filluar ta kuptojë se problemi më i madh i Tiranës në këto katër vjet ka qenë vetë Luli. Me të drejtë kandidati i Lulit ngriti sot shqetësimin për gjendjen e mjerueshme të rrugëve të kryeqytetit. Jemi plotësisht dakord me të: ashtu si në çdo gjë tjetër Lulzim Basha ka dështuar edhe me rrugët. Madje ka dështuar keq duke i kthyer rrugët e kryeqytetit në një gjendje që qytetarët nuk e kishin parë që prej fundit të viteve 90”, – tha depuetja Xhaçka.
Po ashtu në reagimin e saj, Xhaçka tha se PD është e përfshirë nga një skizofreni ku nga njëra anë sipas saj janë zëdhënëset e Bashës që flasin për projektet e tij, e nga ana tjetër është kandidati Halim Kosova që i duhet të përballet me dështimet e shefit të tij. 
Deklarata e plotë e deputetes Olta Xhaçkës
Është për t’u përshëndetur fakti që edhe kandidati i vetëm që pranoi të kandidojë në vend të Lulit në Tiranë ka filluar ta kuptojë se problemi më i madh i Tiranës në këto katër vjet ka qenë vetë Luli.
Me të drejtë kandidati i Lulit ngriti sot shqetësimin për gjendjen e mjerueshme të rrugëve të kryeqytetit. Jemi plotësisht dakord me të: ashtu si në çdo gjë tjetër Lulzim Basha ka dështuar edhe me rrugët. Madje ka dështuar keq duke i kthyer rrugët e kryeqytetit në një gjendje që qytetarët nuk e kishin parë që prej fundit të viteve 90.
Me të drejtë kandidati i Lulit për Tiranën ngriti shqetësimin për mungesën e tregjeve moderne dhe për gjendjen e mjerueshme të tregjeve ekzistuese. Por në vend që të ankohet përpara qytetarëve që e vuajnë këtë situatë çdo ditë, do të bënte mirë t’ia drejtonte këto shqetësime shefit të tij, atij që e kandidoi në Tiranë. Dhe teksa e pyet për tregjet e rrugët, le t’i bëjë Lulit edhe një pyetje për gënjeshtrën mbi uljen e taksave të cilën e trumbetoi aq shumë, por as nuk u përpoq ndonjëherë ta bëjë realitet.
Ka në skizofreni qesharake sot në PD. Në njërën anë kemi zëdhënëset e Lulit që flasin për vizione moderne të Kryetarit me tram, bulevard të ri e karta studentore. Në anën tjetër, kemi kandidatin e vetëm që pranoi të kandidojë në vend të Lulit për Tiranën i cili nga dita në ditë po mëson se nuk ka mundësi të bëjë asnjë premtim, të paraqesë asnjë platformë pa denoncuar dështimet e kryetarit të Partisë së tij.
Lulzim Basha ka dështuar. Lulzim Basha u tërhoq nga gara si frikacak sepse i kishte të qarta përmasat e dështimit të tij. I vetmi zhvillim pozitiv është se sot, kandidatit të tij i janë hapur sytë dhe po e sheh edhe ai dështimin e Lulit.
Në 21 qershor kjo estradë e Partisë Demokratike merr fund, bashkë me makthin e Kryeqytetit të quajtur Lulzim Basha. Qytetarët do të votojnë për të ardhmen e qytetit të tyre sepse Tiranës i duhet një kryetar bashkie që ta çojë në drejtimin e duhur. 
Sigal