Xhaçka: Basha nuk di të investojë për Tiranën, të ikë më 21 Qershor

62
Premtimi për rritjen e cilësisë së jetës në lagjet e Tiranës dhe mungesa e investimeve publike në Tiranëkanë qënë objekti reagimit të sotëm të deputetes socialiste olta xhacka në një deklaratë për mediat ndaj kryebashkiakut Basha
“Një nga premtimet më të rëndësishme të Lulit ishte se do të hartonte një plan të qartë ndërhyrje për çdo lagje banimi për të rritur cilësinë e jetesës në çdo bllok.Këtë premtim as nuk e mbajti, e as pati ndërmend ta mbante ndonjëherë. Investimet për shërbime publike vendore janë realizuar vetëm në masën 45.7%, ndërkohë që investimet për strehimin dhe planifikimin e territorit janë realizuar vetëm 17%.Në total, rreth 6 milionë dollarë në një vit që Luli nuk ka ditur t’i shpenzojë në të mirë të qytetarëve”- tha Xhaçka
Infrastruktura e Tiranës që nga koha e qeverisjes nga Basha është në gjëndje të mjerueshme ka theksuar deputetja xhacka e cila I ka bërë thirrje qyetarëve që të ndryshojnë këtë situatë me votën e tyre në 21 qershor
“Infrastruktura e Tiranës është sot shumë më keq sesa kur mori mandatin Luli. Pastrimi i lagjeve të Tiranës është sot më i keqi. Gjelbërimi nuk është shtuar e po kështu as këndet sportive e hapësirat rekreacionale. E vetmja gjë që u shtua në fakt janë ndërtesat e çibanët pa leje që Luli lejoi të mbinin në çdo cep të Tiranës.Në 21 qershor kjo situatë merr fund bashkë me ikjen e Lulit. Tirana ka sot nevojë për një kryetar bashkie që punon për qytetarët, për cilësinë e tyre të jetesës, për ta bërë qytetin funksional dhe të jetueshëm. Tirana ka sot nevojë të ecë në drejtimin e duhur”- tha deputetja