Wilton: OSBE mbështet reformën, por duhet sinqeritet nga palët

534
I ndodhur në Gjirokastër për të përkujtuar ditëlindjen e 80-të të shkrimtarit shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare, zv.ambasadori i OSBE-së, Robert Wilton ka përfituar të japë edhe mesazhe politike.
Në lidhje me reformën në drejtësi, ambasadori Wilton dha mbështetjen e OSBE, por gjithmonë nëse ka sinqeritet në përfshirjen e politikës.
“Ju japim mbështetje për reformën në drejtësi nëse ka sinqeritet në përkushtimin tuaj. Duhet sinqeritet për reforma gjithëpërfshirëse”, -tha ai.
Sipas diplomatit, nëse reforma nuk zbatohet në terren është e kotë. “Shqipëria ka arritur progres të spikatur në disa fusha, edhe reforma në drejtësi është pozitive, por gjithçka varet nga zbatimi i reformave në terren. Çdo gjë është e kotë, nëse nuk ndërrohet mentaliteti”.
“Ka interes për funksionimin e decentralizimit”, tha ai ndërsa shtoi se Evropa sot është e shqetësuar nga emigrimi i klandestinëve. “OSBE ju mbështet në rast të një fluksi emigrantësh”.
Sigal