Walter Gloss i Fondacionit “Konrad Adenauer: Ja 4 arsyet e humbjes së PD-së

539
Humbja e zgjedhjeve nga ana e Partisë Demokratike është analizuar edhe nga fondacioni politik Gjerman “Konrad Adenauer”. I njohur si fondacioni i cili synon lirinë, demokracinë dhe paqen në mbarë botën, përfaqësuesit e tij kanë arritur të nxjerrin në pah disa nga shkaqet që çuan PD në humbje. Walter Gloss përfaqësues i këtij fondacioni, shkruan se socialistët dolën me një fitore të qartë nga zgjedhjet e 25 qershorit, duke renditur arsyet e humbjes së partisë më të madhe opozitare. Ashtu sikundër është diskutuar edhe nga analistët në vend, por edhe nga një pjesë e kundërshtarëve brenda PD, një nga arsyet e forta që çuan në dështimin e PD-së, thuhet në analist, është marrëveshja e firmosur mes Ramës dhe Bashës në 18 maj. Partia Demokratike është partneri i PPE-së, por sipas fondacionit, gjatë qëndrimit 90 ditor në çadër, nuk arriti paraqesë alternativat e besueshme për përmirësimin e të këqijave në vend.. Sipas fondacionit, ndërsa PD bënte protestë në çadër për 3 muaj, PS-ja dhe LSI-ja punonin në terren për fushatën duke planifikuar gjithçka dhe duke mobilizuar votuesit e tyre. Publiku thjesht nuk besoi në një ndryshim politik. PD nuk ia doli që të përfaqësojë një alternativë të vërtetë ndaj Edi Ramës”, thuhet më tej në analizë.

Katër qenë arsyet e dështimit dhe humbjes së zgjedhjeve. “Protesta në çadër dhe bojkoti parlamentar. Strategjia e opozitës ekstra-parlamentare nuk bindi bazën e tyre elektorale apo votuesit e lëkundur se PD është një alternativë e përgjegjshme politike ndaj PS.”, qe e para. E dyta ishte, mungesa e skuadrave përgjegjëse për organizimin dhe betejën elektorale. Në vend të kësaj, kryetari i PD Lulzim Basha u përfshi në mikro-menaxhimin e fushatës. E treta, mungesa e demokracisë së brendshme. Hartimi i listave vetëm nga kryetari i PD, shkaktoi shumë trazira dhe grindje brenda partisë. Në publik nuk u kuptua se përse shumë politikanë të njohur të PD-së, si Topalli, Bregu apo Patozi, mungonin në lista. Për më tepër, në listë mungonte edhe kryetari i angazhuar i organizatës rinore dhe shumë drejtues të organizatave lokale të partisë. Po kështu, as forumet e rëndësishme të partisë nuk u përfshinë në vendimet e rëndësishme. 
Sigal