Vuçiç përulet para flamurit shqiptar. Përfundon takimi me Ramën

499
TIRANE – Rreth ores 11:00 kryeministri i Serbise Aleksander Vucic preku per here te pare token shqiptare, ku mberriti ne Rinas, ne viziten e pare te nje kryeministri serb ne vendin tone. Kryeministri Edi Rama priti homologun e tij serb ne nje ceremoni zyrtare ne Pallatin e Brigadave, gjashtë muaj pasi i kërkoi në shqip njohjen e shtetit të Kosovës. 
Vizita e Vucic ne Tiranë ka angazhuar prej ditësh qeverinë shqiptare për orgnaizimin e të gjithë ceremonive zyrtare, ndryshe nga çdo pritje e krerëve të qeverive të tjera. Shteti shqiptar i rezervoi kreut te qeverisë serbe pritje te njejte me atë që Vuçiç i rezervoi në pallatin “Serbia” në muajin nëntor homologut shqiptar. Dallimi i vetëm dhe shumë domethënës që protokolli shqiptar i rezervoi kryeministrit Vuçiç, eshte ngritja e flamurit serb krahas atij shqiptar në ceremoninë e pritjes. Ndryshe nga pritja që serbët i rezervuan Ramës ku simbolet shqiptare përfaqësoheshin vetëm nga kostumi i zi dhe kollarja e kuqe e kryeministrit Rama.
Ora 12: 25 Vuçiç poston në Twitter: Presim takime produktive
“Mbërritëm në Tiranë. Presim takime tepër produktive dhe shumë të frytshme në vizitën dy ditore” shkruan në Twitter kryeministri Vuçiç sapo zbriti në Tiranë
Ora 12:26 Përfundon takimi rreth 40 me kryeministrin Rama në Pallatin e Brigadave 

Sigal

Ora 11:45 Nis takimi bilateral i delegacioneve që kryesohen nga dy kryeministrat. Pritet konferenca Live

Ora 11:33 Vuçiç mbërrin në Pallatin e Brigadave, luhet himni i Serbisë
Kryeministri i Serbise eshte pritur me ceremoni zyrtare ne Pallatin e Brigadave, ku pas shtrengimit te dores me homologun shqiptar Rama banda ka luajtur tingujt e flamurit te Serbise, e me tej sipas protokollit, himnin tone kombetar.

Ora 11: 34 Vuçiç mbërrin në Pallatin e Brigadave pritet nga kryeministri Edi Rama. Ekzekutohen himnet e dy shteteve. 

Ora 11: 30 Vizita shoqërohet nën masa të rrepta sigurie, mes tyre dhe monitorim nga ajri me helikopterë.


Ora 11: 20 Mbërritja e kryeministrit serb në Tiranë. I uroi mirëseardhjen Niko Peleshi, zv/kryeministri shqiptar. 
Kryeministri serb zbret në Tiranë

Ora 10:57 Avioni i kryeministrit Vuçiç zbret në aerportin “Nënë Tereza”. Kryeministri shoqërohet nga zv.kryeministri dhe ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës Zoran Mihajloviç.