Vuçiç nervozohet me mbledhjen e dy qeverive shqiptare: Kulmi i hipokrizisë

422
Sigal

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, nuk e ka pritur mirë mbledhjen e përbashkët të dy qeverive shqiptare, Kosovës dhe Shqipërisë.

Vuçiç e ka cilësuar hipokrizi takimin në Pejë, në një kohë kur sipas tij Kosova ka vendosur taksë doganore 100 për qind për mallrat e Serbisë dhe Bosnje e Hercegovincës, në anën tjetër me Shqipërinë po tenton të heq2 kufijtë dhe taksat për mallrat e Kosovës.

“Është kulmi i hipokrizisë, jo vetëm për shqiptarët që jetojnë në Kosovë dhe Shqipëri, por edhe për të gjithë ata që e lejojnë një gjë të tillë,”-ka thënë Vuçiç i nervozuar.

Vlen të theksohet se edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka përkrahur këtë vendim të qeverisë së Kosovës.

Kjo u bë e ditur përmes publikimit të një fotografie me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ku mbishkrimi i kësaj fotografi ishte “100%”.

Pas publikimit të kësaj fotografie, kanë reaguar mediat serbe, duke e cilësuar si provokim të ri dhe si vendim qesharak përkrahjen e kryeministrit Edi Rama.