Vritet shqiptari, ish-kryeministri: Burgjet e Greqisë si thertore për shqiptarët

504
Sigal

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetin social Facebook, një ngjarje të rëndë ndodhur në një nga burgjet Greke. Sipas ish-kryeministrit, një shqiptar është qëlluar për vdekje brenda në burg, ndërkohë autoritetet e këtij vendi sipas dëshmisë së dhënë nga Berisha përpiqen t’a paraqesin si vetëvrasje.

Mesazhi

Burgjet e Greqisë si thertore për shqiptarët!

Masakrohet në parburgim në Athinë nga gardian grek shqiptari Gani Hila!
Ata që e masakruan përpiqen që të paraqesin si vetëvrasje.

Ambasada shqiptare tregon indiferencë të plotë!

Të dashur miq, Gani Hila është shqiptari i 41 që vritet në burgjet e Greqisë nga rracistë me instikte shtazore antishqiptare. I shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së viktimës dhe dënoj me ashpërsinë më të madhe barbaritë ndaj shqiptarëve në burgjet e Greqisë. Iu bëj thirrje Komitetit kundër Torturës dhe Trajtimeve Çnjerëzore të Këshillit të Europës si dhe Komitetit të të Drejtave të Njeriut të OKB të ndërmarrin me përparësi një inspektim në Sistemin e burgjeve të Greqisë.

I bëj thirrje qeverisë Micotaqis të marrë masa urgjente për parandalimin e shpërthimeve raciste, çnjerëzore kundër shqiptarëve në burgjet e vendit të vet.

Dënoj indiferencën kriminale të qeverisë së Zografit Bis ndaj vrasjeve, torturave të qytetarëve shqiptarë në burgjet e Greqisë dhe vendeve të tjera.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Përshëndetje Z.Berisha sot në orën 6 të mëngjesit është vrarë nga policia e Lefsinës në Athine në qelinë e paraburgimit një njeri i yni Gani Hila nga Librazhdi dhe ambasada shiptare nuk na përgjigjet me mrojtje ligjor. Ne duam që ti bëhet autopsia nga organet shiptare ju lutemi na ndihmoni publikojeni këtë rast.
Ai është arrestuar dje për një konflikt me një komshi dhe sot e kanë vrarë gardianët grek.  Ne na thonë që është varur vetë por ka shenja në trup që ëshë dhunuar.