Vrasja që tronditi mbrëmë Tiranën

609
Edhe pse përditë zyrtarët e lartë të Policisë së Shtetit dhe ministri i Brendshëm mburren se qytetarët tashmë janë të sigurt, mbrëmë afër Kinostudios u ekzekutua një i ri 28 vjeçar, i cili quhej Mario Mijollari. Sipas policisë, vrasja ka motive hakmarrjeje, por ajo që tronditi qytetarët e Tiranës është se askush nuk është më i sigurt për jetën e vet, derisa ekzekutimet me armë bëhen brenda në kryeqytet, në rrugë, ku ka shumë lëvizje. Deri vonë, autorët nuk janë gjetur, por edhe nuk ka asnjë provë që të identifikojë autorët. Policia nuk është në vendngjarje, as që mund të gjejë dot autorët, edhe pse vrasja u bë në një qendër jo larg drejtorisë së Policisë së rajonit.
Sigal