Vrasja e tregtarit në Kamëz, Basha shkon për vizitë në familjen Buci

600
Kreu i PD-së Lulzim Basha do të zhvillojë një vizitë në familjen e 53-vjeçarit Agim Boci që u vra mbrëmjen e kaluar në dyqanin e tij gjatë përleshjes me grabitësit.
Edhe bashkëshortja e tij Merita mbeti e plagosur. Lajmin e konfirmojnë burime zyrtare nga Partia Demokratike që pohojnë se “Kryetari Basha po shkon për vizitë në familjen e tregtarit të vrarë në Kamëz dhe pas vizitës do të japë një prononcim”.
Agim Boci gjeti vdekjen pasi u qëllua nga grabitësit mbrëmjen e kaluar në përpjekje për t’i ndaluar. Ai mbërriti i pajetë në spital, ndërsa gruaja e tij mori një plumb në këmbë. Policia ka vënë një shpërblim deri në 5 milionë lekë të reja për informacione të vlefshme për kapjen e autorëve të krimit.
Sigal