Vrasja e Ivanoviç, Kryemadhi: Të zbardhet ngjarja, dialogu Kosovë-Serbi të vazhdojë

133
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka qenë politikania e parë që ka reaguar në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviç në Mitrovicë.
Në nisje të një bashkëbisedimi me gazetarët, Kryemadhi bëri thirrje që kjo çështje të zbardhet, autorët të vihen para drejtësisë dhe dialogu mes Serbisë dhe Kosovës të vazhdojë.
Kryemadhi: Ne si LSI bëjmë thirrje që kjo çështje të zbardhet dhe autorët të vendosen para drejtësisë. Në këtë situatë mjaft të rëndësishëm të dialogut Kosovë Serbi do të ishte një hap përpara nëse autorët do të vendoseshin përpara drejtësisë.
I bëjmë thirrje që ky moment të tejkalohet dhe dialogu të vazhdojë sepse ka të bëjë me procese që i përkasin jo vetëm Kosovës por edhe rajonit.