Vrasja e elektriçistit, Vasili: Drejtësia të veprojë

530
Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili i shpreh ngushëllime familjes së Zamir Velajt, elektricistit që humbi jetën në krye të detyrës. Duke e cilësuar një krim të shëmtuar që meriton një dënim të rreptë, Vasili i bën thirrje organeve të drejtësisë që të veprojnë me shpejtësi.
“Dua t’i shpreh ngushëllime familjes së Zamir Velajt, elektricistit që humbi jetën në krye të detyrës. 
Ky është një krim i shëmtuar që meriton dënimin më të rreptë. Drejtësia duhet të veprojë me shpejtësi. Shprehim mbështetjen e plotë për çdo punonjës të shtetit që kryen me përkushtim detyrën dhe respekton e zbaton ligjin. Të merren nga shteti masa të gjithanshme për mbrojtjen e punonjësve gjatë ushtrimit të detyrës shtetërore”, theksoi z. Vasili.
Sigal