Vrasja e 17-vjeçarit në Sharrë, PD: Rama të dorëzojë kreun e tij të PS në Peqin

500
“Edi Rama duhet të lëshoje kreun e tij të partisë në Peqin, të mos i ofrojë mbrojtje, por ta dorëzojë para drejtësisë.” Kështu nënvizohet në një deklarat të Partisë Demokratike tëbërë sot për vrasjen e 17-vjeçarit në landfillin e Sharrës.
Deklaratë e deputetes Mimoza Ahjdarmataj
Edi Rama duhet të lëshoje kreun e tij të partisë në Peqin, të mos i ofrojë mbrojtje por ta dorëzojë para drejtësisë. 
Edurim Teqja, është shpallur në kërkim pas vdekjes së Arditit 17 vjeç në landfillin e Sharrës, dhe prej një jave ai i shmanget ligjit me ndihmën dhe mbështetjen e Edi Ramës.
Ky personazh, me të kaluar kriminale, me ekspuls në Itali për vepra të ndryshme, i dënuar në vitin 86 për vjedhjen e Mapo-s në Peqin, ishte zgjedhja e Edi Ramës për ta vënë në krye të partisë në Peqin dhe në krye të OSHEE-së atje njekohësisht.
Po ky person, sot në arrati, ishte zgjedhja e Erion Veliajt për aferën e errët të biznesit të paligjshëm dhe korruptiv me mbetjet në Sharrë, ku humbi jetën Arditi.
Sot pas ngjarjes së rëndë kur duhej të përgjigjej para drejtësisë, kreu socialist i Peqinit dhe partneri i Veliajt ka mbrojtjen e Edi Ramës dhe i fshihet ligjit.
Ky akt i rëndë e bën atë të dyshuar në vdekjen e Arditit dhe Edi Ramën e nxjerr si gjithnjë mbrojtes të krimit dhe banditëve me të cilët ndan pushtetin e paratë e shqiptarëve. 
Partia Demokratike e siguron Ramën dhe të fshehurin e tij se do të ketë drejtësi për Arditin e çdokush që është përgjegjës në mos sot, nesër do përgjigjet para ligjit.
Sigal