Voton Selami: Pavarësisht pabarazisë, demokratët do të dinë të zgjedhin

464
Rreth orës 10:00 kandidati për kreun e PD-së, Eduard Selami hodhi votën e tij në selinë qendrore.

Në një prononcim për mediat pasi hodhi votën në kutinë e votimit, Selami tha se një garë e pabarabartë nuk mund të sjellë një rezultat të barabartë.

“Demokratët do të dinë të zgjedhin, pavarësisht se gara ka qenë e pabarabartë.

Bojkoti nuk është zgjedhja më e mirë në situatën ku ndodhet PD-ja. Procesi deri tani ka qenë i rregullt”, tha Selami.
Sigal