Votohet sot për kreun e ri të LSI-së, Luan Rama: Mbi 50 mijë anëtarë do votojnë për kryetarin

414
Sigal

LSI
është gati për zgjedhjet e sotme të kreut të ri. Zgjedhjet për kryetar dhe
delegatë do të bëhen me parimin një anëtarë një votë.

Janë mbi 50 mijë anëtarë që do
zgjedhin kryetarin e ri të partisë. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan
Rama njoftoi se do të zgjidhen edhe 2400 delegatë, ndërsa deputetët, ministrat,
këshilltarët dhe kryetarët e bashkive janë drejtpërdrejtë delegatë. Ai theksoi
se në dispozicion të votuesve do të jenë 225 qendra votimi në të gjithë
Shqipërinë.

Për zgjedhjet në LSI janë 225
qendra votimi në gjithë Shqipërinë. Deputetët, ministrat, këshilltarët dhe
kryetarët e bashkive janë drejtpërdrejtë delegatë.

Në garën për kreun e ri të LSI
marrin pjesë kryetari aktual i kësaj force, Ilir Meta, përballë akademikut
Shezai Rrokaj dhe deputetit Përparim Spahiu.

Pasi ka votuar në Selinë qendrore
të LSI, nënkryetari i kësaj force, Petrit Vasili iu ka bërë thirrje të gjithë
anëtarëve të votojnë jo vetëm për kreun e ri dhe rinovimin e forumeve por edhe
për të shprehur mendimin e gjallë të tyre.

“Ky është një moment për t’i bërë
thirrje gjithë anëtarëve të LSI të vazhdojnë të votojnë. Jo vetëm për të
zgjedhur kreun e ri të LSI dhe për rinovuar forumet por për të shprehur gjithë
atë mendim të gjallë, që u shpreh edhe gjatë fushatës. Sot është një ditë e
mirë, e veçantë për LSI”, tha Vasili.