Votimi i Shqipërisë në OKB, Vasili: Provë e qartë e një qeverie që e konsideron Shqipërinë pronë të sajën

531
Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar pas votës së Shqipërisë në OKB, pro rezolutës anti-Trump, që refuzon njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit.
Përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook”, deputeti Vasili thotë se “Vota e sotme e në OKB ishte provë e qartë e një qeverie, që e konsideron Shqipërine pronë të sajën”.
POSTIMI I PLOTE
Vota e sotme ne OKB ishte prove e qarte e nje qeverie, qe e konsideron Shqiperine prone te sajen.
Kur eshte fjala per nje propozim qe ben Amerika aleati me i cmuar dhe i pazevendesueshem i Shqiperise kurre vendimi s’mund te jete prone vetem e qeverive shqiptare cilado qofshin, pasi ky vendim eshte prone e Shqiperise dhe shqiptareve kudo qe ata ndodhen dhe duhej konsultuar gjeresisht me ta dhe me SHBA-ne vete.
Shume shtete ne bote ishin dhe jane kunder, por fale Amerikes kemi sot realizimin e nje sfide madhore dhe te paimagjinueshme kurre me pare: nje Kosove te pavarur.
Sigal