Votimi i 21 korrikut, Lu takon Xhafajn në Kryesinë e Kuvendit

470
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Donald Lu, nuk heq dorë nga diskutimet me aktorët politikë për gjetjen e një zgjidhjeje konsensuale për miratimin e reformës në drejtësi. Për këtë çështje ai zhvilloi dje një takim me kreun e komisionit për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafa. Diplomati amerikan mbërriti në godinën e Kryesisë së Kuvendit rreth orës 09.30 të paradites së djeshme, ku për më shumë se një orë ai ka diskutuar me kryekomisionerin socialist lidhur me miratimin e reformës në drejtësi. Ashtu si dhe në takimet e tjera të këtij formati, të zhvilluara gjatë kësaj kohe, pas takimit nuk pati asnjë prononcim për median nga asnjëri prej protagonistëve. Ky takim vjen vetëm një ditë pasi ambasadori Lu, përmes një mesazhi online nga faqja zyrtare e ambasadës së SHBA-së kërkoi votimin e shpejtë të reformës në drejtësi. Ndërkohë, që Donald Lu tregoi zhgënjimin e tij nga politika, ndërsa shprehej mjaft kritik ndaj liderit të opozitës, Lulzim Basha. Ambasadori amerikan deklaroi se që prej 4 majit të shkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian i kishin ofruar shumicës dhe opozitës në Shqipëri tri zgjidhje kompromisi”, për të kapërcyer ngërçin që mban të bllokuar reformën në Drejtësi. “Mazhoranca i ka pranuar këto propozime.
Sigal