Monika Kryemadhi: ‘Ja me çfarë e kërcënon Rama Denar Bibën’

517
Sigal

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nga studio e Report Tv ka bërë një deklaratë të fortë kur tha se nënkryetari i KQZ-së Denar Biba është i kapur nga Edi Rama që e kërcënon me Vettingun e së shoqes.

Kryemadhi deklaroi se nuk ka gjyqtar që do të kundërshtojë dekretin e presidentit.

“Kush është ai gjyqtar i cili merr përsipër shkeljen e dekretit presidencial. Nga ana ligjore 13 tetori, KQZ nuk e ka nisur procesin. Ne do i bëjmë një letër KQZ-së sepse çdo letër që do na kthejë KQZ do jetë një shpjegim por nëse Denar Biba do kërcënohet me vettingun e bashkëshortes së tij, kjo është çështje tjetër”, tha Kryemadhi.