Vota në OKB për Jeruzalemin, reagon Panariti: Vendosur mjerisht pas një analize kosto përfitim dhe jo në mënyrë parimore

Ish Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti është shprehur se Shqipëria ka raportet e saj krejt speciale dhe unike me Izraelin. Vota sipas tij duhet të ishte menduar më gjatë, sqaron në Facebook, Panariti.

"Përse vota jonë ndaj rezolutës për kundërshtimin e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit duhet të ishte ndryshe? Për fat të keq në analizën e kësaj vote ka mbizotëruar vetëm arsyetimi i rreshtimit tonë pro ose kundër amerikan dhe pro ose kundër evropian. Është vendosur mjerisht pas një analize kosto përfitim dhe jo në mënyrë parimore. Por harrohet se Shqipëria ka raportet e saj krejt speciale dhe unike me Izraelin për mbrojtjen e pashembullt që u bëri hebrejve gjatë luftës së dytë botërore. Asnjë vend evropian nuk ka bërë atë që ka bërë vendi ynë për mbrojtjen e hebrejve nga shfarosja. Shumë familje shqiptare strehuan familje hebreje pa marrë parasysh rrezikun. Ky është një investim historik në marrëdhëniet tona i cili duhet kuruar me shumë kujdes dhe përgjegjësi. Nga ana tjetër unë nuk njoh asnjë vend tjetër të demokracisë liberale në lindjen e mesme përpos Izraelit."