Vorë, prani e forcave të shtuara të policisë. Debate mes Patozit dhe komisionereve

431
Në Vorë në një prej qendrave të votimit disa banorë nuk u lejuan të votojnë edhe pse e kishin emrin në lista me pretendimin se nuk janë banorë të zones, paraditen e sotme.
Këtu ka pasur dhe debat mes deputetit të PD-së Astrit Patozi dhe kryetarit të QV. Sipas pretendimit të krytarit janë votues fiktivë dhe kanë ardhur në Vorë vetëm për të votuar.
Kryetari i QV-së është përplasur në debat me deputetin demokrat Astrit Patozi dhe i ka kërkuar të largohet nga zona ku mbahet procesi i votimit. Familja që nuk u lejua të votonte u takua me Astrit Patozin. Në këtë moment u kërkua që kamera e Ora News të mos filmonte.
Më pas ka shkuar edhe sekretari i përgjithshmë i LSI-së i cili së bashku me Astrit Patozin kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën, ndërkohë që mes përkrahësve të PD-së dhe LSI-së kanë pasur konflikt verbal.
Në mesditë ka pasur një prani të shtuar të policisë pranë kësaj poliklinike për të shmangur cdo incident të mundshëm.
Sigal